
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një efektiv policie shihet duke goditur me shkop gome një protestues të rrëzuar në tokë.
Në video, protestuesi duket pa ndjenja dhe nuk shfaq reagim, ndërsa efektivi vijon ta godasë.
Në zonë ka mbërritur ambulanca, e cila e ka marrë të lënduarin për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.






















