Kronika 24 October 2026, 20:30 Nga VNA

Video/11 protestues të plagosur, Erjon Vishkulli pëson dëmtim në sy, Lulzim Gjini në spital pasi u godit nga policia në kokë

Ndaje në Whatsapp

Video/11 protestues të plagosur, Erjon Vishkulli pëson dëmtim

Njëmbëdhjetë protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve të kësaj të shtune, në protestën kombëtare të thirrur nga studentët në Tiranë.

Sipas informacioneve të siguruara nga VNA, pjesa më e madhe e të lënduarve kanë marrë plagë nga plumbat e gomës në pjesë të ndryshme të trupit.

Rasti më i rëndë raportohet të jetë ai i Erjon Vishkullit, 28 vjeç, i cili ka pësuar dëmtim në sy. Ai është transportuar drejt Spitalit Ushtarak me një automjet të Report TV, për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Video

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Shkelma në kokë dhe goditje me shkop gome ndërkohë që ishte pa ndjenja. T’i quash shtazë ofendon kafshët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme