Kronika 24 October 2026, 20:26 Nga VNA

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i “Tifozave Kuq e Zi” që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i “Tifozave Kuq e

 

Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pamjet e tij me fytyrën e mbuluar nga gjaku qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale. Ai u dërgua në spital, ku, sipas raportimeve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar të plotë për gjendjen e tij shëndetësore.

Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga figurat aktive të tribunave kuqezi.

Përtej pasionit për futbollin, familja e tij zotëron një biznes të prodhimit të vajit të ullirit në zonën e Elbasanit, një aktivitet i lidhur me prodhimin vendas dhe sipërmarrjen familjare.

Këtë herë, 28-vjeçari ishte në rrugët e kryeqytetit si protestues, por përfundoi i plagosur rëndë. Rrethanat e goditjes dhe përgjegjësia për përdorimin e plumbit të gomës mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet, ndërsa shqetësimi kryesor është nëse dëmtimi do të ketë pasoja për shikimin e tij.

Të dhënat biografike dhe fotografitë janë marrë nga profili i tij në Facebook.

Video

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Shkelma në kokë dhe goditje me shkop gome ndërkohë që ishte pa ndjenja. T’i quash shtazë ofendon kafshët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme