Kronika 25 September 2026, 11:19 Nga VNA

Nga qelia në “arrest shtëpie”, ndryshon masa për ish-drejtoreshën e Postës në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Nga qelia në “arrest shtëpie”, ndryshon masa për

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është liruar nga qelia dhe, me vendim të Gjykatës së Durrësit, është dërguar në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo është nën hetim për vjedhjen e dyshuar të afro 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensionet në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.

Elisabeta Mataj, së bashku me ish-shefen e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana, dy të fundit të lëna në masën “arrest në shtëpi” që në fillim, dyshohen për vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme