Politika 29 July 2025, 13:58 Nga VNA

Monika Kryemadhi në SPAK me nënën: “Mos e fusni në skaner, i prishet zemra!”

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi në SPAK me nënën: “Mos e fusni në

 

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme së bashku me nënën e saj për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre. Në një moment jashtë protokollit, Kryemadhi kërkoi me humor që nëna e saj të mos kalonte në skaner, duke thënë se i çekuilibrohen rrahjet e zemrës. Ajo falënderoi gazetarët që, sipas saj, ishin treguar të kujdesshëm një ditë më parë.

Duke komentuar situatën me nota personale, Kryemadhi tha se e ëma është më “snapjere” se ajo vetë, ndërsa kujtoi se i ka ngjarë babait, i cili sipas saj, është përjashtuar dhe pranuar disa herë nga partia për shkak të të folurit pa doreza. Me këtë stil të drejtpërdrejtë, ish-deputetja e opozitës ironizoi edhe natyrën e akuzave të ngritura ndaj saj dhe familjes.

Kryemadhi u shpreh e qetë për procesin, duke deklaruar se do të përfaqësohet nga një ekip i mirë avokatësh dhe se është e bindur për pafajësinë. “Të gjithë dëshmitarët nuk kanë thënë asgjë kundër meje, as Ilir Metës dhe as mamasë sime,” – tha ajo, duke shtuar se kur çështja të shkojë në gjykatë, ndoshta nuk do të jetë e nevojshme të shfaqet vetë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme