Politika 28 July 2025, 15:15 Nga VNA

Lapaj shkon në KAS për mandatin: drejtësi zgjedhore apo marrëveshje e heshtur mes PS-PD?

Ndaje në Whatsapp
Lapaj shkon në KAS për mandatin: drejtësi zgjedhore apo

Adriatik Lapaj ka dorëzuar sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ankesën për mandatin që, sipas tij, i takon atij si përfaqësues i koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Lëvizja e tij vjen vetëm pak ditë pasi vetë ai kishte shprehur entuziazëm për faktin që një kushërira e tij Kleana Xhuveli do të merrte mandatin pas përplasjes së brendshme në listën e koalicionit, veçanërisht me Endri Shabanin dhe dajën e tij. Por tani, duket se Lapaj e ka rimenduar – ose ka ndërruar strategji.

Pse kërkon sërish mandatin nga KAS? A mos është kjo një tentativë për të sfiduar zyrtarisht renditjen në listë dhe të përmbysë vendimin e mëparshëm për të mos marrë mandatin? Apo ndoshta është një sinjal që mandati i “Shqipëria Bëhet” është bërë pjesë e pazarit në tavolina të mbyllura?

Kujtojmë se neni 164 i Kodit Zgjedhor është i qartë: mandatet nuk ndalen për deklarata paraprake, por vakanca plotësohet sipas listës së partisë, përveç rasteve të përfaqësimit gjinor. Në këtë rast, mandati i kaloi një kandidateje femër – kushërirës së Lapajt – në përputhje me këtë nen. Megjithatë, Lapaj pretendon se renditja e listës nuk është respektuar siç duhet, çka hap debat për interpretimin dhe për mundësinë e një vendimi ndryshe nga KAS.

Por pavarësisht arsyetimit ligjor, pyetjet politike janë më të forta:

A ka Lapaj garanci të heshtura nga mazhoranca dhe opozita zyrtare për ta futur në parlament si zë “i pavarur”? A është kjo një strategji për ta neutralizuar opozitën jashtë sistemit, duke e integruar pjesë-pjesë përmes vendimeve institucionale të kontrolluara?

Dhe më tej: a janë anëtarët e KAS-it, që përfaqësojnë politikisht si PS ashtu dhe PD-në, të pozicionuar për ta çuar mandatin drejt Lapajt përmes një konsensusi të heshtur? Në këtë rast, a do të kemi një vendim teknik, apo një vendim të ndikuar politikisht që kërkon të zgjidhë jo vetëm një vakancë parlamentare, por edhe një ekuilibër më të madh mes zërave kritikë dhe sistemit?

Sepse në fund të ditës, KQZ-ja nuk cakton emrin e deputetit – ai thjesht njofton se p.sh. PS në Tiranë ka 19 mandate. Emrat i nxjerr Kuvendi nga lista shumemërore. Prandaj rregullat janë të qarta: renditja dhe përfaqësimi gjinor përcaktojnë kush hyn në Kuvend.

Në pritje të vendimit të KAS, mbetet për t’u parë nëse ky proces do të shërbejë për të vendosur drejtësinë zgjedhore, apo do të konfirmojë edhe një herë se edhe mandatet, si gjithçka tjetër në politikën shqiptare, kalojnë nga rruga e marrëveshjeve, jo e ligjit.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme