Politika 28 July 2025, 14:44 Nga VNA

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e trupës gjykuese

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës dhe

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese, me kryesuese Elsa Ulliri dhe anëtarë Bib Ndreca e Rudina Palloj.

Vendimi u mor nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela. Avokatët e Berishës dhe Malltezit thanë se nuk kanë asnjë kundërshtim me integritetin e gjyqtarëve, por sipas tyre, ata nuk mund të jenë të pavarur në vendimmarrje pasi kontrollohen nga SPAK.

Sali Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen “Partizani”. Në të njëjtën dosje të pandehur janë edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Seanca e radhës për shqyrtimin e dosjes penale pritet të zhvillohet më 15 shtator.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme