Politika 25 July 2025, 13:16 Nga VNA

Gentian Sula i NOA-s “tradhton” Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

Ndaje në Whatsapp
Gentian Sula i NOA-s “tradhton” Ajola Xoxën: Kontrata për

Biznesmeni Gentian Sula i kompanisë NOA “tradhton” çiftin Erion Veliaj-Ajola Xoxa.

Gjatë kontrollit që SPAK ushtroi në kompanitë e Ajola Xoxës në dhjetor të 2024 u gjet në kasafortën e studios ligjore Partners Law, një shumë e konsiderueshme parash.

Me gjasë, në pamundësi për t’i justifikuar, Xoxa kërkon ndihmë tek i njohuri i saj, Gentian Sula me të cilin lidh një kontratë shitblerje prone.

Për këtë kontratë, me datë 9 janar 2025, SPAK mori në pyetje biznesmenin Sula. Ai u ripyet gjashtë muaj më vonë, në qershor të 2025, ku ndryshoi tërësisht qëndrim.

Ai tha se fillimisht kishte qenë i paqartë dhe i tronditur, por se kishte reflektuar e se donte të bashkëpunonte me drejtësinë për të treguar të vërtetën, duke sqaruar se nuk kishte pasur asnjë marrëdhënie kontraktuale me Ajola Xoxën.

Detajet e dëshmisë së Gentian Sulës

Në vijim të hetimeve për këtë episod, i pyetur sërish më datë 05.06.2025, shtetasi Gentian Sula ka sqaruar se më datë 09.01.2025 kishte dhënë shpjegime lidhur me një marrëdhënie shitblerjeje me shtetasen Ajola Xoxa. Në atë moment, ai ka deklaruar se ka qenë i tronditur dhe i paqartë për rrethanat dhe përgjegjësinë e tij. Ai ka theksuar se nuk kishte dashur të jepte të dhëna të rreme, por i ndodhur në kushtet që nuk kuptonte seriozitetin dhe rëndësinë e deklarimit të tij, kishte improvizuar në thëniet e tij. Pas asaj periudhe, ai ka reflektuar dhe ka konkluduar se nuk ka asgjë për të fshehur karshi Prokurorisë dhe dëshiron të bashkëpunojë duke thënë të vërtetën, duke theksuar se zhvillon një biznes të ndershëm, është tatimpagues dhe familjar i rregullt dhe nuk ka lidhje me asnjë veprimtari të jashtëligjshme, si dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë që emri apo biznesi i tij të njolloset në çfarëdolloj rrethane.

I pyetur lidhur me shumën monetare të gjetur më 06.12.2024 gjatë kontrollit në ambientet e shoqërisë “Partners Law” sh.p.k., për të cilën ishte depozituar një kontratë kapari e datës 04.12.2024 në vlerën 220,000 euro lidhur ndërmjet tij dhe shtetases Ajola Xoxa për blerjen e një pasurie në rrugën Brigada VIII, ai ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ka porositur apo paguar cash shumën e sekuestruar në kasafortë dhe se rrethanat e përshkruara në kontratën e kaparit nuk janë të vërteta. Ai ka theksuar se hartimin dhe nënshkrimin e kontratës ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe kishte pranuar, pasi nuk kishte asnjë ide që kjo kontratë do të paraqitej në Gjykatë apo në Prokurorinë e Posaçme. Për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë shtetit, ai ka qenë në padijeni të plotë për problemet ligjore që kishte Ajola Xoxa dhe nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur kërkesës së saj, duke shtuar se për shkak të njohjes që kishte me të, kishte nënshkruar kontratën që nuk ishte përpiluar prej tij dhe pa u informuar për arsyet pse i duhej Ajolës.

SPAK i ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke i komunikuar akuzat. E pandehur është marrë edhe bashkëshortja e tij Xoxa. Në total janë 30 të pandehur, individë, kompani apo organizata jofitimprurëse.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme