Politika 24 July 2025, 14:06 Nga VNA

"Me sytë nga qielli", ndërtimet pa leje do i zbulojnë satelitët e dronët (se në tokë s’pati kush)

Ndaje në Whatsapp
"Me sytë nga qielli", ndërtimet pa leje do i zbulojnë

Kryeministri deklaroi sot se shumë shpejt vendi do të ketë një Kryeinspektoriat Digjital, një strukturë e re që synon të godasë ndërtimet pa leje, këtë herë jo me sy të lirë, por me sy nga qielli – satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Sipas kreut të qeverisë, ky institucion do të shërbejë si një “mburojë teknologjike” për të monitoruar çdo ndërtim në territorin shqiptar, duke përdorur imazhe satelitore për të evidentuar shkeljet urbanistike në kohë reale.

“Jemi në epokën digjitale, nuk ka më vend për ndërtues fantazmë që sfidojnë ligjin dhe qytetin,” u shpreh Kryeministri në një konferencë për shtyp. “Kryeinspektoriati Digjital do të jetë syri i pazëshëm mbi çdo kantier të paligjshëm.”

Nga ana tjetër, qytetarët nuk janë lënë jashtë këtij "sistemi inteligjent", njofton kreu i qeverisë. Sipas njoftimit, qytetari digjital mbetet ende një nga hallkat më të rëndësishme në zinxhirin e kontrollit, duke pasur mundësi të bëjë denoncime dhe të ndjekë zhvillimet përmes platformave online.

“Dhe hajde mos i beso premtimeve…" sepse në fakt realiteti ka treguar që teksa satelitë e dronë ngrihen në qiell për të monitoruar, në tokë bëhet kërdia.

Ndërtimet që mbijnë kudo, pallate e sheshe të tëra që bllokohen, të cilat mesa duket janë me bekimin e qeverisë.

Por kryeministri më shumë se të ngrejë sytë nga qielli, bën mirë të kontrollojë administratën në çdo nivel të saj, pikë së pari veten si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme