Politika 23 July 2025, 18:23 Nga VNA

Berisha thërret në apel shoqen e Klotilda Bushkës për të ndihmuar Veliajn. Avokatja e Popullit pjesë e bisedave të Bushkës me dëshmitarët

Ndaje në Whatsapp
Berisha thërret në apel shoqen e Klotilda Bushkës për

Berisha qenka zgjuar nga gjumi dhe sot qenka kujtuar që ti dalë në mbrojtje Erjon Veliajt, atij që sot e konsideron të burgosur ordiner.

Por habia qëndron tek personi tek i cili Berisha i paska varur shpresat që të zbulojë trajtimin çnjerëzor të të burgosurit ordiner Veliaj dhe të reagojë institucionalisht në mbrojtje të të drejtave të shkelura.

Ajo është as më pak e as me shumë sesa ende Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Ndërkohë po sot SPAK ka njoftuar që Deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Berisha ndoshta ka qenë i përqëndruar tek masakra zgjedhore dhe nuk e ka marrë vesh se Klotilda Bushka këto veprimet që pengonin zbulimin e së vërtetës i bënte duke përdorur zyrën e shoqe Erinda Ballancës. E cila  i kish krijuar kushtet Zonjës Bushka që të ish e qetë ndërsa i bënte presion dëshmitarëve.

“...sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj. Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 për qind të krimeve që ka kryer.

Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës. Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur”, tha Berisha.

Meqë kur dilnin transkriptet që tregonin se si dëshmitarëve u bëhej presion në zyrën e Erinda Ballancës, Berisha heshtte si fija e barit, po e pyesim sot.

Zoti Berisha, cili Avokat Populli duhet të ndërhyjë për të verifikuar metodat çnjerëzore me të cilat po trajtohet në burg Erjon Veliaj?

Ajo që është në detyrë apo ai (ajo) që ke projektuar? Mos ndoshta është më mirë të kërkoni të drejtat e Veliajt diku jashte zyrave të shtetit apo brenda PD?

Sepse kjo mungesë logjike është e véshtirë të perceptohet nga dikush me kaq shumë eksperiencë politike. Në mos është pjesë e aleancave fluide që jo rrallëherë janë gjetur si zgjidhje për drejtësinë kur ka goditur politikën.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme