Politika 23 July 2025, 11:55 Nga VNA

KQZ shpërndan sot mandatet për Tiranën, Nisma Shqipëria Bëhet "pezull"

Ndaje në Whatsapp
KQZ shpërndan sot mandatet për Tiranën, Nisma Shqipëria

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndan mandatet për deputetët e zgjedhur në qarkun e Tiranës. Por, ndryshe nga subjektet e tjera, për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” procesi mbetet i pezulluar për shkak të përplasjeve të brendshme mes drejtuesve të tij.

Zvarritja e certifikimit të rezultateve erdhi pas rinumërimit të disa qendrave votimi, si rrjedhojë e ankesave nga Partia Demokratike për manipulime, megjithatë rinumërimi nuk solli ndryshime në rezultatet përfundimtare.

Tashmë, vendimi për mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” i takon kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Në zyrat e KQZ ndodhet sot edhe përfaqësuesja ligjore e koalicionit, Dorina Prethi, si dhe kandidatja e renditur e katërta në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila ka revokuar dorëheqjen e saj për të kërkuar mandatin.

Xhuveli, kushërira e parë e Adriatik Lapajt, është kthyer në një pikë tensioni, pasi deklarata e saj për të hequr dorë nga dorëheqja është bërë pas afatit ligjor. Ndërkohë, përfaqësuesja ligjore e koalicionit thekson se, përderisa KQZ nuk ka refuzuar zyrtarisht dorëheqjet, ato konsiderohen të pranuara.

Nga ana tjetër, Celibashi ka deklaruar se, në mungesë të një vendimmarrjeje brenda afatit, dorëheqjet konsiderohen të vlefshme dhe kandidatët në fjalë nuk kanë më të drejtë të pretendojnë mandatet.

Për më tepër, një tjetër emër i diskutueshëm është ai i Zeqir Kordhonit, i cili ka kërkuar të marrë mandatin, por për të është ngritur dyshimi për falsifikim dokumentesh dhe mospërputhje nënshkrimesh, çka ka detyruar KQZ-në të pezullojë përkohësisht ndarjen e mandatit për këtë subjekt.

Ndërkohë, edhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur në Tiranë, ku mandatin e vetëm e ka fituar Albana Pëllumbi. Me shkresën e depozituar, kërkohet që mandati t’i kalojë kandidatit të parë të listës së hapur, Tedi Mula, i cili ka marrë 2,503 vota.

Të dyja çështjet – ajo e Lapajt dhe Doshit – janë shtyrë për diskutim në fund të mbledhjes së sotme.

Përplasjet në “Shqipëria Bëhet” vijnë pas një marrëveshjeje të brendshme, ku kandidatët e listës së mbyllur ishin familjarë të drejtuesve dhe kishin firmosur paraprakisht dorëheqjet e tyre, për t’i hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Më i votuari në këtë listë ishte Adriatik Lapaj. Por tashmë, përballë tentativës së Zeqir Kordhonit për të marrë mandatin, Lapaj dhe Shabani janë përfshirë në një konflikt të hapur publik.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme