Politika 23 July 2025, 09:30 Nga VNA

Ofertat e PS për “Shqipëria Bëhet”, Lapaj pretendon se e ka refuzuar, Shabani pjesë e “tavës” së Edi Ramës?

Ndaje në Whatsapp
Ofertat e PS për “Shqipëria Bëhet”, Lapaj pretendon

Mora oferta nga PS për qeverisje me bazë të gjerë – kështu ka deklaruar kreu i koalicionit “Shqipëria Bëhet” në emisionin “Debat” në A2 CNN. Sipas tij, në dy muajt e fundit ai ka marrë oferta nga Partia Socialiste, por theksoi se i ka refuzuar.

I sinqertë apo jo në deklaratën e tij, Lapaj praktikisht është bërë pjesë e “tregut” politik të mazhorancës, e cila, pasi ka siguruar një shumicë të madhe në parlament, tashmë ka hedhur grepin edhe tek ata pak deputetë që i përkasin opozitës. Meqë Lapaj, siç pretendon, paska refuzuar, pyetja që lind është: a ka pasur të njëjtën ofertë edhe Endri Shabani?

Dy ish-miqtë dhe bashkëpunëtorët prej disa javësh janë përfshirë në një debat banal për mandatin e vetëm të koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Ndërsa hilja e shëmtuar që përdorën për listat e mbyllura është shndërruar në boomerang që nxori të palarat e një partie në shesh.

Nëse Rama ka joshur Lapajn me ofertë, a ka pasur Shabani të njëjtën ofertë? Dhe nëse po, cili ka qenë pazari i ofruar për të nga Edi Rama? Si Lapaj, edhe Shabani përdorën një retorikë të fortë ndaj mazhorancës gjatë fushatës elektorale. Megjithatë, kjo nuk ka qenë asnjëherë problem për ofertat e kryeministrit, të cilat i kanë pranuar edhe shumë “opozitarë” të tjerë.

Vendimi i KQZ-së për kujt i takon mandati dhe lëvizjet e radhës së Lapajt dhe Shabanit do të qartësojnë për publikun rezultatin e ofertës së bërë nga Edi Rama për koalicionin “Shqipëria Bëhet”. Sa për moralin e Lapajt dhe Shabanit, komentet janë të tepërta pas sherrit banal që dy të rinjtë e politikës i ofruan një publiku të lodhur dhe të bezdisur nga “mjeshtrit” që tashmë duket se kanë trajnuar mjaftueshëm të ashtuquajturit të rinjtë e politikës.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme