Politika 22 July 2025, 12:09 Nga VNA

Lapaj: Edi Rama më është afruar por unë do bëj opozitë. Ai bëri pas vetes dajën e Shabanit

Ndaje në Whatsapp
Lapaj: Edi Rama më është afruar por unë do bëj

"Tërë thelbi është se Kordhoni, daja i Shabanit, ka si qëllim që Adriatiku të mos vejë në Parlament dhe lista e hapur të mos aplikohet".

Kështu deklaroi sot kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, duke thënë se nuk ka problem kush e merr mandatin. Por sipas tij, nuk mund t’ja lëmë Kordhonit atë mandat që të shkojë e t’ja çojë Edi Ramës për të bërë 84 mandate.

Me këtë logjikë, Lapaj vë në dyshim të gjithë listën e mbyllur të partisë së tij, që me gjasë nuk do bënte opozitë por do shkonte te Edi Rama. I vetmi, ai vetë mund të konsiderohet si opozitar, sepse pjesa tjetër janë të dyshimtë për marrëdhënie me pushtetin.

“Rama ka tentuar që këto dy muaj të më çojë në vathën e vetë, por unë nuk kam pranuar. Kjo po bëhet për të më ndalur në këtë rrugë dhe ne si lëvizje, ne duam garë dhe meritokraci,” – tha Lapaj në një konferencë për shtyp.

Vështirë është të vërtetohet tentativat e Ramës, por sa për garë dhe meritokraci, koalicioni “Shqipëria Bëhet” tregoi qartas se në Shqipëri ata që konsideroheshin si të rinjtë bënë hile të shëmtuara po aq sa të vjetrit që mbajnë peng politikën për 30 vjet.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme