Politika 23 July 2025, 14:38 Nga VNA

Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit të vizitojë urgjentisht Ilir Metën dhe të hetojë trajtimin e Erion Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit të vizitojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar me urgjencë Avokatit të Popullit të marrë takim me Ilir Metën, të cilin e cilëson si të burgosur politik, dhe të bëjë publike çdo qëndrim çnjerëzor që, sipas tij, është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Berisha pretendon se ndaj Metës, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, po ushtrohen sjellje të papranueshme nga persona me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Në deklaratën e tij, Berisha denoncon gjithashtu të dhëna që, sipas tij, tregojnë për trajtim çnjerëzor edhe ndaj të burgosurit ordiner Erion Veliaj. “Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra protesta kundër arrestimit të këtij delinkuenti, i cili është akuzuar për më pak se 20% të krimeve që ka kryer”, tha ai. Por, vijoi Berisha, trajtimi i çdo të burgosuri duhet të jetë në përputhje me standardet dhe kodin e trajtimit të të dënuarve, siç kërkohet nga Këshilli i Europës.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të nisin një hetim të plotë edhe për rastin e Veliajt, duke theksuar se “çdo i burgosur gëzon të drejtat që i njeh ligji, pavarësisht cilësimit të tij penal”.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme