Politika 23 July 2025, 18:28 Nga VNA

Fatmir Xhafaj sfidon Kushtetutën dhe mbledh komisionin e posaçëm parlamentar. Çfarë fsheh inisiativa ekstra ligjore e ish ministrit të brendshëm?

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj sfidon Kushtetutën dhe mbledh komisionin e

Fatmir Xhafaj ka shpërfillur temperaturat e larta të fundkorrikut dhe ka vendosur të organizojë sot një mbledhje të Komisionit të Drejtësisë që ai drejton. Sikundër VNA e kishte paralajmëruar në fundjavë, Xhafaj prezantoi sot një draft prej 29 faqesh që përbën nismën e re ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit për funksionarët shtetërorë.

Por nëse zyrat e Kuvendit ofrojnë mjaftueshëm freski për të zhvilluar mbledhje, Kushtetuta nga ana tjetër është e qartë dhe e “ftohtë” në 12 muajt e vitit, teksa përcakton se Parlamenti, në asnjë dimension të tij, nuk mund të mblidhet pas përfundimit të sesionit parlamentar, përveç rasteve të jashtëzakonshme apo fatkeqësive natyrore.

Ndoshta zhvillimet e ditëve të fundit mund të jenë të jashtëzakonshme për Xhafajn dhe arsye e fortë që ai të tregojë “dhëmbët” si ligjvënës përpara organeve të drejtësisë. Por nëse Kushtetuta flet ftohtë, mendjet e nxehta të politikës nuk po humbin kohë për të shfaqur ambiciet e tyre për të vënë në kontroll organet e drejtësisë. Që mund të kenë sigurisht problematikën e tyre, por që në asnjë rast nuk mund të jenë Xhafaj dhe shokët e tij të partisë rregullatorët. Ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u largua nga posti pikërisht për shkak të konfliktit të interesit që lidhej me të vëllain e tij të dënuar në Itali dhe që nuk ekstradohej pikërisht pse ishte vëllai i njeriut me pushtet politik. Ndaj diskutimi i sotëm, përveçse i pavend dhe ekstraligjor, cenon edhe vërtetësinë mbi të cilën ndërtohet një projektligj.

Fatmir Xhafaj dhe komisioni i drejtuar prej tij për shumë muaj me radhë nuk i fshehu tentativat për të futur duart te reforma në drejtësi, duke u përpjekur të vërë nën kontroll disa nga institucionet e reja, kryesisht SPAK dhe GJKKO. Edhe pse Edi Rama e ndoqi debatin për këtë komision së largu dhe nuk u përfshi asnjëherë zyrtarisht në punën e tij, ai paralajmëroi se komisioni do të vijojë punën edhe në legjislaturën e ardhshme.

Ndërkohë, raporti i fundit i Komisionit Europian, në një paragraf të veçantë, kritikonte ngritjen dhe funksionimin e komisionit special të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Që mesa duket, i qëndron besnik mësimeve të partisë së tij që e ka brumosur me idenë se Europa nuk është për t’u marrë shumë në konsideratë kur bëhet fjalë për punët e përbrendshme të partisë-shtet.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme