Politika 24 July 2025, 11:27 Nga VNA

Xhafaj: S’ka asnjë përplasje me drejtësinë, komisioni s’cenon pavarësinë. Opozita të përfshihet

Ndaje në Whatsapp
Xhafaj: S’ka asnjë përplasje me drejtësinë, komisioni

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me reformën në drejtësi dhe mospërfshirjen apo refuzimin që i bënë institucionet e drejtësisë për të qenë pjesë e punës së Komisionit.

Xhafaj sqaroi se është keqinterpretuar qëllimi i ftesës që Komisioni i kishte bërë institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk u ishte kërkuar që të vinin në Kuvend, por të bënin vetë një analizë të pavarur dhe më pas t’i sugjeronin Komisionit ndryshimet që ata e shihnin të nevojshme.

“Ne nuk kemi kërkuar ndonjëherë që njerëzit e drejtësisë të jenë pjesë e Komisionit, as të institucioneve të pavarura. Ata janë të pavarur dhe detyrimi i tyre lind nga kjo pavarësi. Ne u thamë atyre që mblidhuni ju vetë me grup ekspertësh dhe bëjeni vetë një analizë, nuk u thamë hajdeni ju tek ne. Është e gabuar mënyra si interpretohet. Ne nuk i detyruam as u ndërhymë në kompetenca. U thamë: bëni analizë dhe na thoni çfarë ndryshime doni. Nuk u kemi thënë asnjëherë hajdeni në Komision me grup ekspertësh. Por mund të ketë mes tyre që nuk duan ta bëjnë këtë”, tha Xhafaj.

Ai sqaroi se vetë institucionet e drejtësisë kanë dorëzuar 150 rekomandime për amendamente pranë Kuvendit, ndërkohë që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e Komisionit për përmirësimin e punës së tyre.

“Janë vetë ata që kanë sjellë 150 amendamente për ndryshim. Kush i bën këto, a i bën Kuvendi? Ne u thamë: merrini këto, diskutojini së bashku dhe na thoni çfarë kërkoni. Ne ua dhamë këtë kompetencë, ua dhamë këtë shans e mundësi. Do e them sinqerisht, ata humbën një shans shumë të mirë për të bërë analizën për punën e tyre dhe për të diskutuar e kaluar ato amendamente që donin”, shpjegoi Xhafaj.

Ai theksoi gjithashtu se ka detyrime ligjore të sistemit të drejtësisë që lidhen me procesin e negociatave dhe integrimin e vendit në BE, ndërsa sqaroi se gjatë fushatës zgjedhore puna e Komisionit pushoi për të shmangur keqinterpretimet.

Sa i përket përfshirjes së opozitës në proces, Xhafaj u shpreh se është detyrim që të jenë të përfaqësuara si mazhoranca ashtu edhe opozita në komisione dhe nënkomisione të Kuvendit, duke shtuar se është në interes të opozitës të përfshihet në këtë proces.

“Nuk shikoj asnjë arsye pse të mos jetë opozita e përfshirë në këtë proces. Pastaj ku merr pjesë apo ku nuk merr pjesë opozita, kjo është vendimmarrje e saj. Unë besoj se është në interes të saj të përfshihet. Komisionin e ngre Kuvendi dhe Kuvendi ka detyrimin të përcaktojë vendet e opozitës dhe të mazhorancës. Nuk ka nevojë për të bërë ftesë, është detyrim. Pastaj ulen apo nuk ulen, kjo është çështje tjetër”, tha Xhafaj.

I pyetur nëse puna e Komisionit cënon pavarësinë e sistemit gjyqësor, Xhafaj e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke e quajtur një “furtunë në gotë” dhe një debat të stisur për qëllime politike.

“Besoj se ajo që flet është puna dhe produktet e Komisionit. Nëse gjeni në dy aktet që ka miratuar Komisioni një mbivendosje apo përplasje me institucionet e drejtësisë, unë jam gati të dal publikisht dhe ta pranoj këtë gjë. Ka 700 faqe dokumenti analitik, është ky plan kombëtar veprimi, dhe më gjeni një të vetme që ka lidhje me drejtësinë. Por kështu ndodh në këtë vend kur flasin dhe nuk dëgjojnë”, deklaroi Xhafaj.

Sa i përket të ardhmes së punës së nisur, Xhafaj tha se është e nevojshme që një komision ose nënkomision i përhershëm të vijojë me fazën e tretë të procesit, që lidhet me hartimin dhe miratimin e projektligjeve të identifikuara, si dhe me konsolidimin e reformës në drejtësi, për të mbështetur procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme