Politika 28 July 2025, 13:34 Nga VNA

Berisha kundër draftit të ri të Kodit Penal: “Një tekst i dalë nga zyrat e mafies”

Ndaje në Whatsapp
Berisha kundër draftit të ri të Kodit Penal: “Një

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj draftit të ri të Kodit Penal, të prezantuar nga qeveria javën e kaluar, duke e cilësuar si një përpjekje për të goditur qytetarët dhe për të mbrojtur zyrtarët. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ky draft nuk është produkt i ndonjë konsultimi publik apo bashkëpunimi me institucionet ligjore, por “i dalë nga shpellat e mafies dhe zyrat e Edi Ramës”.

Ai theksoi se Shqipëria ka ndërtuar ndër vite një kuadër ligjor të standardeve evropiane, që nga Kodi i parë Penal i vitit 1995 e deri te ai aktual i vitit 2014, i hartuar me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë. Ndaj, sipas tij, vendosja për ta ndryshuar atë pa mbushur as 10 vjet, e aq më tepër në mënyrë të fshehtë, tregon për “interesa të mprehta të shtetit mafioz dhe karteleve të drogës”.

“Ky nuk është një kod për qytetarët, as për drejtësinë. Është një akt që synon mbrojtjen e strukturave kriminale që mbajnë në këmbë regjimin e Ramës,” tha Berisha, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe konsultimi me grupet e interesit.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme