Politika 28 July 2025, 13:29 Nga VNA

Berisha shmang përgjigjen për “Foltore 2”, flet me slogane dhe sulmon kritikët

Ndaje në Whatsapp
Berisha shmang përgjigjen për “Foltore 2”, flet me slogane

 

I pyetur sot në një konferencë për shtyp nëse do të ketë një “Foltore 2”, Sali Berisha nuk dha një përgjigje të qartë, por zgjodhi të përdorë slogane të zakonshme për lirinë, të drejtat e njeriut dhe misionin e Partisë Demokratike.

“PD është partia e lirisë dhe e të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë lloj impresioni apo kufizimi ndaj askujt,” tha Berisha, ndërsa shmangu çdo koment konkret mbi nevojën për një analizë të thelluar apo përballje reale me pakënaqësitë brenda partisë.

Ai theksoi se partia po ecën drejt “finalizimit të denoncimit të farsës elektorale” dhe se do të marrë masa për përmirësim, por pa përmendur asnjë mekanizëm konkret – përveç nocionit të përgjithshëm të “zgjedhjes” që, sipas tij, është thelbi i lirisë në PD. “Një koncept që më duket më i ndershëm dhe që i përshtatet PD-së,” shtoi ai.

Në fund, Berisha nuk harroi të kritikojë ata demokratë që kërkojnë një analizë reale për rezultatin dhe funksionimin e partisë. “Ata që nuk e kanë të qartë se zgjedhjet ishin farsë, kanë mungesë të kulturës elektorale,” tha ai, duke i etiketuar zërat kritikë më shumë si të painformuar sesa të shqetësuar.

Me pak fjalë, përgjigjja për një “Foltore 2” ishte e qartë: guxoni dhe e shihni se ku do përfundoni.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme