Politika 28 July 2025, 11:14 Nga VNA

“Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin për Adriatik Lapajn, ankimon vendimin e KQZ-së në KAS

Ndaje në Whatsapp
“Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin për Adriatik

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka ankimuar zyrtarisht vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e Kleana Xhuvelit si deputete në Kuvend, pas tërheqjes së disa kandidatëve.

Në një shkresë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), subjekti politik kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së të datës 23 korrik 2025 dhe kalimin e mandatit për qarkun Tiranë tek kandidati Adriatik Ferman Lapaj.

Në kërkesën e depozituar thuhet se “Shqipëria Bëhet” nuk e njeh si të vlefshëm revokimin e dorëheqjeve të paraqitura më herët nga kandidatët Zeqir Kordhoni (më 15 korrik) dhe Kleana Xhuveli (më 17 korrik), duke kërkuar që mandati t’i kalojë kandidatit me më shumë vota preferenciale – në këtë rast, Lapajt.

Ndër të tjera, në kërkesë theksohet edhe nevoja për respektimin e renditjes së kandidatëve në listën shumëemërore sipas votave parapëlqyese, duke zbatuar njëkohësisht edhe kriterin gjinor të parashikuar në ligj.

Tashmë pritet që KAS të shqyrtojë këtë ankim dhe të marrë një vendim përfundimtar që do të përcaktojë emrin e deputetit të ri nga koalicioni “Shqipëria Bëhet” për qarkun Tiranë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme