Politika 28 July 2025, 14:25 Nga VNA

Rama flet për ndërtimet: S’na intereson kush i financon, mjafton të duken bukur. Do t'i monitorojmë ndërtuesit me satelitë

Ndaje në Whatsapp
Rama flet për ndërtimet: S’na intereson kush i financon, mjafton

Në një aktivitet të zhvilluar sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, Kryeministri Edi Rama, i rrethuar nga të rinj dhe fjalë si “start-up”, “teknologji” e “financim inovativ”, vendosi sërish të flasë për temën e tij të preferuar: ndërtimet dhe, sidomos, si duken ato nga jashtë.

Ndërsa një grup të rinjsh prezantonin një platformë të re për financimin e sektorit të ndërtimit, Rama nuk e kishte aspak merakun tek origjina e parave apo transparenca e tregut financiar, por tek përgjegjësia morale e arkitektëve që – sipas tij – duhet të mbajnë mbi supe gjithë peshën e betonit shqiptar. Sepse, siç u shpreh ai, “projekti jepet, leja merret dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur”. Natyrisht, jo se kemi ndonjë shqetësim përse ndërtimet po financohen me klering, para nën dorë apo shitje në gropë. Problemi i vërtetë është nëse dritarja del me kënd të shtrembër.

Me shqetësim të thellë për “shansin historik që mund të na ikë nga dora” (si shumë të tjerë para tij), Rama paralajmëroi se “nuk na afrohet më njeri për të financuar”, duke harruar se shumica e financuesve të ndërtimit në Shqipëri, zakonisht nuk vijnë as me bankë e as me kredi zhvillimi – por me çanta.

Për të shpëtuar situatën, Kryeministri propozoi masa ligjore që përfshijnë: lista të zeza për ndërtuesit që “s’binden”, garanci për lejet dhe – më bukura – vendosjen e kamerave sigurie në çdo kantier, të cilat do të monitorohen 24/7. Sipas tij, kjo nuk është thjesht masë sigurie, por edhe “një ndihmë për arkitektët që ndjekin punimet”. Pra, në vend të mbikëqyrjes reale dhe kontrollit institucional, tani arkitekti do e ndjekë në livestream nëse pallati po ngrihet siç e ka skicuar.

Me pak fjalë, për Ramën s’ka rëndësi kush i financon ndërtimet, mjafton të kenë ndonjë fasadë me lule, një arkitekt që mban përgjegjësi morale dhe një kamerë që xhiron rrugën drejt “shansit historik”. Transparenca? Ajo do mbulohet me ndonjë element dekorativ në katin e fundit.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme