Politika 29 July 2025, 13:49 Nga VNA

Dorëheqje me prokurë? T'a ketë mësuar në Oksford thua!?

Ndaje në Whatsapp
Dorëheqje me prokurë? T'a ketë mësuar në Oksford
Endrit Shabani

Endri Shabani thotë që ka studiuar në Oksford! Dhe kjo duhet të jetë gjë e mirë. Jo gjithkush ka fatin të pranohet në Oksford. Shumë prej atyre që pranohen nuk e mbyllin dot studimin. Por kjo nuk është turp. Oksford është markë gjigande dhe markën e ruan kryesisht me nivelin e kurrikulave dhe prej këtej me nivelin e studentëve që përgatit. Dhe Endri Shabani thotë që ka studiuar në Oksford. Por dje daja i tij hapi një debat të ri në KQZ.

Daja pretendon se disa nga dorëheqjet janë bërë nga persona që nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Si shembull daja përmendte rastin e një kandidateje, Entela Skender Sula. Paralelisht, me burime nga fisi Shabani, u shpërnda edhe një foto e një formati me titull “Letër Dorëheqje”, me të cilën e nënshkruara Entela Skënder Sula deklaronte (zyrtarisht për më tepër), se dorëhiqej nga kandidimi për deputet. Përtej tekstit budalla, firma mungonte, megjithëse nuk mungonte respekti i shprehur nga ajo përmes përfaqësuesit me prokurë Endri Shabani. Që thotë se ka studiuar në Oksford!

Nuk duhet ta harrojmë këtë detaj! Nëse i shtonim kësaj narrative edhe hipotezën shumë të besueshme, që edhe letra e Dajës me ankesën për KQZ është hartuar nga vetë Shabani, atëherë Oksfordi duhet të vërë duart në kokë. Ndaj mos ja tregoni. Dmth Shabani, që ka studiuar në Oksford, harton një dorëheqje ku firmos (pretendon) me prokurë “dorëheqje nga kandidimi”. Këtë dorëheqje fillimisht kishte në plan ta përdorte si dorëheqje nga mandati. Por në Oksford, siç duket, nuk arrijnë ta dallojnë mirë kandidatin nga anëtari. Nuk është për faj të dijeve të cekëta të Shabanit!

Kur plasi lufta e fiseve dhe tani që erdhi koha e mandateve, Shabani u ul e shkruajti letrën e Dajës, ku pasi hyri në kostumin e muratorit, denoncoi (Shabanin?), që Entela Sulës i kishin falsifikuar dorëheqjen pasi prokurë nuk kish pasur. A thua ta ketë mësuar në Oksford institutin e dorëheqjes Shabani? Po prokurën, këtë lloj prokure që përmend vetë me shkrimin e tij, ku ta ketë mësuar vallë? E drejta civile njeh prokurën si shprehje vullneti dhe autorizim për të vepruar në emër dhe për llogari të personit që e lëshon atë. Por këtë prokurën që përdoret në të drejtë administrative publike, ku ta ketë mësuar Shabani? Dmth Shabani është i sigurt që dorëheqje mund të bëhet me prokurë, pavarësisht se sipas Dajës paska falsifikuar deklaratën se prokurë s’ka pasur. Po betimi në Kuvend bëhet dot me prokurë, Zoti ish-student i Oksfordit?

Po në sallë të Kuvendit hyn dot Shabani me prokurën e kësaj Entelës? Po Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve çfarë Oksfordi ka mbaruar që paska pranuar deklarime dorëheqjesh (që Kodi i ndalon), me prokura që s’ka Kod që i njeh?

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme