Politika 29 July 2025, 12:14 Nga VNA

Avokatët e Veliajt kundër publikimit të dosjes hetimore: Po bëhet gjyq publik, po cenohet sekreti hetimor

Ndaje në Whatsapp
Avokatët e Veliajt kundër publikimit të dosjes hetimore: Po

Në një kohë kur të gjithë bashkëpunëtorët dhe njerëz afër Erion Veliajt po e braktisin një nga një duke vënë krah drejtësisë me dëshmitë e tyre, avokatët e e kryebashkiakut kanë reaguar duke konsideruar publikimin e pjesëve nga dosja hetimore në media, si një shkelje flagrante të ligjit dhe një përpjekje për të kthyer procesin penal në një gjyq publik spektakolar.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit ligjorë të Veliajt theksojnë se rrjedhjet e vazhdueshme nga hetimet paraprake dhe publikimi i dëshmive të dëshmitarëve përbëjnë jo vetëm cenim të rëndë të sekretit hetimor, por edhe një përpjekje të qëllimshme për të ndërtuar një “narrativë të gatshme publike” përpara se çështja të shqyrtohet në një sallë gjyqi.

“Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash apo rrjete sociale”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se rrjedhjet e paligjshme të informacionit e kanë kthyer procesin në një “farsë publike”.

Sipas avokatëve, këto veprime përbëjnë një dështim të organeve hetimore për të garantuar integritetin e procedurës penale dhe minojnë rëndë standardet e drejtësisë që i kërkohen Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian.

Në deklaratë, theksohet gjithashtu se Veliaj, si kryetar i zgjedhur me mbi 160 mijë vota, vijon të mbahet në “izolim total” dhe në “kushte të pajustifikuara kufizuese”, çka sipas tyre, përbën pengesë për ushtrimin e detyrës së tij dhe një dëm të madh për qytetin e Tiranës.

“Ne po dokumentojmë çdo akt që cenon procedurën dhe rendin kushtetues. Jemi të bindur se ndjekja penale ndaj z. Veliaj do të shembet përballë një gjykate të paanshme dhe do të zbulohet për atë që është në të vërtetë: një ndjekje me prapavijë politike që dëmton drejtësinë dhe interesin publik”, përfundon reagimi.

Ky qëndrim i avokatëve vjen në një kohë kur interesimi publik dhe mediatik për çështjen Veliaj ka qenë i lartë, ndërkohë që hetimet e SPAK vijojnë në lidhje me veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme