Në një deklaratë të fortë për mediat, Sali Berisha akuzoi drejtoreshën e Zyrës Kombëtare të Urbanistikës, Adelajda Roko, si pjesë të një rrjeti të lidhur me eksponentë të botës së krimit dhe politikës. Ai e përshkroi Rrokon si “Ergys Agasi me pantallona” dhe shtoi se ajo është motra e dy personave të afërt me Suel Çelën. Sipas Berishës, lidhjet e saj shtrihen deri në familjen e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nga mediat të ndriçojnë këto që ai i quajti “të vërteta tragjike”.
Berisha denoncoi gjithashtu rënien drastike të eksporteve dhe prodhimit industrial në vend, duke e lidhur këtë me qarkullimin e narkoeuros, që sipas tij ka zhvlerësuar monedhën dhe ka falimentuar me mijëra biznese. Ai ngriti pyetjen se si është e mundur një rënie me 30 për qind e eksporteve në një ekonomi tregu pas pandemisë, duke theksuar se përgjigjja qëndron te paratë e drogës që kanë deformuar ekonominë dhe konkurrencën.
Në thelb të deklaratës së tij, Berisha akuzoi qeverinë se ka shndërruar administratën shtetërore në një polici politike në shërbim të manipulimit të votës. Ai tha se disponon regjistrat e dhjetëra mijëra zyrtarëve të institucioneve publike, përfshirë polici, prokurori, gjykata dhe spitale, të cilët përdoren si patronazhistë dhe mercenarë elektoralë. Si shembull përmendi laptopin e zyrës së Belinda Ballukut në Fier, ku sipas tij ndodhen emrat dhe funksionet e “terroristëve elektoralë” që janë përdorur në zgjedhje.
Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal.
Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas.
Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze.
Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali.
Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes.
Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore.
Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur.
Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla.
Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës
Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës.
Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.