Politika 24 September 2024, 14:44 Nga VNA

Meta pranon takimin me Nokën por mohon listat e përbashkëta me PD: Dalim me flamurin dhe logon tonë 

Ndaje në Whatsapp
Meta pranon takimin me Nokën por mohon listat e përbashkëta me

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp pranoi se ka takuar sekretarin e Përgjithshëm në PD, z.Flamur Noka. Sipas Metës takimi ka ardhur në kuadër të mobilizimit opozitar, i cili do të nisë nga nesër në protestë e thirrur para Bashkisë së Tiranës dhe do vijojë të përshkallëzohet deri në mbajtjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Teksa në lidhje me daljen në një listë me PD, mohoi kategorikisht. Ilir Meta: Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025. Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit. PL në çdo rast do donte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitores së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitare dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar.

Lexo gjithashtu

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme