Politika 23 September 2024, 19:54 Nga VNA

Sovraniteti i Urdhrit Bektashi, Rama reagon sërish: Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror

Ndaje në Whatsapp
Sovraniteti i Urdhrit Bektashi, Rama reagon sërish: Shqipëria duhet ta

Krijimi i shtetit të ri bektashi në Tiranë, mesa duket është një nismë serioze e kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës në OKB, Rama ka reaguar sërish në rrjetin social X, i cili ka shpërndarë një foto të librit të autorit kanadez Robert Elsie, me titullin “Bektashiu Shqiptar, Historia dhe Kultura e Urdhërit Dervishian në Ballkan”.

Rama shkruan se libri është një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë.

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Shtabi i Botës Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.”

Në lidhje me këtë projket ditën e sotme ka reaguar publikisht Komuniteti Shqiptar Mysliman i cili e ka quajtur si rrezik për prishjen e harmonisë fetare.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme