Politika 23 September 2024, 18:17 Nga VNA

Shpopullimi i heq një mandat qarkut të Korçës dhe i kalon Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Shpopullimi i heq një mandat qarkut të Korçës dhe i kalon

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka pranuar se përllogaritjet e Censit 23 tregojnë rënie të numrit të popullsisë në Korçë dhe se qarku juglindor rrezikon të humbas një mandat në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës tha se nga 11 mandate që qarku i Korçës ka pasur deri në zgjedhjet e 2021, numri i ligjvënësve që mund të zgjedhë do të jetë 10.

"Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, edhe pse Korça ishte më numrin më të pakët të largimit të popullsisë referuar Censusit. Synimi ynë do jetë i njëjtë, duam të ruajmë 6 mandate me dy deputetë diferencë nga PD, por duke patur parasysh potencial e ri që i ofrohet politikës me këtë kod të ri zgjedhor, që është votë e diasporës, objektivat mund të rriten, sepse kemi aq votues në diasporë sa në Shqipëri.

Një nga pikat e takimit në çdo bashki është dhe organizimi për votën e diasporës. Në rast se janë 10 deputetë do të ketë 3 mandate të mbyllura, në rast se janë 11 deputetë do të ketë 4 mandate të mbyllura", tha Peleshi. Lidhur me proceset e mandateve të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe deputetit Vullnet Sinaj, Peleshi tha: "Vendimi i gjykatës për deputeten Xhaçka është votuar në seancë, ka hyrë në proces mandati i deputetit Sinaj, do marrë kohën e vet, është duke u shqyrtuar. Do vazhdojë procesi deri sa të ketë një vendim të këshillit të mandateve".

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021-it një mandat i’u hoq qarkut të Dibrës për shkak të rënies së popullsisë dhe i’u shtua qarkut të Tiranës.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme