Politika 23 September 2024, 10:37 Nga VNA

Argita Malltezi: Aktakuza ndaj Sali Berishës është një dekoratë, ai ka kaluar vettingun 30-vjeçar të pasurisë

Ndaje në Whatsapp
Argita Malltezi: Aktakuza ndaj Sali Berishës është një

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, reagoi sot për mediat lidhur me akuzat ndaj babait të saj, duke i cilësuar ato si një “dekoratë”. Ajo theksoi se Berisha ka kaluar një vetting 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjes, duke mos rezultuar asnjëherë në shkelje ligjore apo përfitime të paligjshme.

“Aktakuza është një dekoratë për Sali Berishën pasi ai ka kaluar një vetting 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij. Berisha nuk ka shkelur kurrë ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe nuk ka përfituar asnjëherë në mënyrë të paligjshme,” tha Malltezi.

Ajo gjithashtu shtoi se Sali Berisha nuk ka favorizuar kurrë Jamarbër Malltezin në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, duke theksuar se pronat familjare janë të ligjshme dhe se çdo akuzë që lidhet me këtë çështje bazohet në falsifikime dhe mashtrime.

“Dokumentet tona provojnë kthimin e ligjshëm të pronës, dhe akuzat për shpronësimin e saj nga Italia janë të pabaza,” deklaroi Malltezi.

Kjo deklaratë vjen pas akuzave të fundit ndaj Sali Berishës për përfshirje në çështje korrupsioni dhe keqpërdorim të funksioneve publike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme