Politika 22 September 2024, 19:33 Nga VNA

Offshore-i i Ramës/ Parajsa fiskale e kryeministrit prezantohet në OKB si platformë e bashkëpunimit fetar

Ndaje në Whatsapp
Offshore-i i Ramës/ Parajsa fiskale e kryeministrit prezantohet në OKB

Sot është mbajtur Samiti për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku kryeministri, Edi Rama, ka mbajtur fjalën në emër të Shqipërisë.

Në fjalimin e tij, Rama ka konfirmuar lajmin se qeveria e ka seriozisht transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryqytetit, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.

“Si të vërtetojmë që fuqia mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen? Si të dëshmojmë që fuqia jonë është më e madhe? E vetmja rrugë që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të mos bjerë në kolaps para syve tanë. Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurtë.

Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht. Nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku. Veprimi shumëpalësh, nevojë urgjente. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj. Pas rënies së Kabulit, strehuam mijëra afganë.

Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezen, Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë” – u shpreh Rama.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme