Politika 20 September 2024, 20:05 Nga VNA

Rama kërkon denoncime për pagat e padeklaruara, por asnjëherë nuk preken bizneset e preferuara të qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Rama kërkon denoncime për pagat e padeklaruara, por

Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagat

Edi Rama i bëri sot thirrje punonjësve, të cilëve nuk u deklarohen pagat e plota, që të denoncojnë punëdhënësit e tyre.

"Vendosja e pagave minimale prej 400 eurosh si për një punonjës të zakonshëm, ashtu edhe për një shef, në mënyrë të pacipë, është haptazi një veprim kriminal. Ne do të ndërmarrim hapa shumë të ashpra për këtë, por në të gjitha rastet kjo duhet të jetë një çështje e ndërgjegjes shoqërore," tha kryeministri.

Në fakt, Edi Rama ndoshta harron se jo çdo shkelje ligjore dënohet me burg. Në praktikën e qeverisë së tij, edhe ata që nuk paguajnë dritat dhe ujin përfundojnë në qeli. Ndërkohë, ata që vjedhin miliona nga fondet publike "hanë dardha pas shpinës së kryeministrit", por nuk dënohen me burg sepse "shefi i madh" mendon për ta.

Në kushtet e një Shqipërie ku bizneset përballen me sfida të mëdha, padyshim që ka përpjekje për të fshehur bilancet dhe për të përfituar sa më shumë. Në çdo vend normal, qeveria merr masa për të shmangur shkeljet, por nga ana tjetër nuk trajton biznesin si një armik që duhet shtrydhur deri në mbyllje. Vetëm bizneset e preferuara të qeverisë vazhdojnë të punojnë pa shqetësime, ndërkohë që rrallë ose shumë rrallë kalojnë në sitën e institucioneve që duhet t'i kontrollojnë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme