Politika 20 September 2024, 12:03 Nga VNA

Koncesioni i Sterilizimit: Ish-zv.ministri Rrjepaj mohon dijeninë për memon e Manastirliut

Ndaje në Whatsapp
Koncesioni i Sterilizimit: Ish-zv.ministri Rrjepaj mohon dijeninë për

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ka dhënë dëshminë e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Rrjepaj sqaroi se ai ishte ngarkuar nga Ministria e Shëndetësisë për të përfaqësuar institucionin në këtë proces, ndërsa Ilir Rrapaj përfaqësonte rajonin italian të Umbrias për hartimin e marrëveshjes.

Gjatë seancës, Rrjepaj mohoi të kishte dijeni për një memo të drejtoreshës së atëhershme të QSUT, Ogerta Manastirliu, drejtuar ministrit Ilir Beqaj. Memo-ja përfshinte detaje mbi kapacitetet teknike të repartit qendror të sterilizimit në QSUT dhe kostot e transportit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve.

Rrjepaj ka sqaruar edhe rolin e Ilir Rrapajt, i cili ishte i ngarkuar nga Rajoni i Umbrias për hartimin e planit të Marrëveshjes, jo vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe me ministri të tjera, në mos gaboj edhe me atë të Bujqësisë.

“Unë isha i ngarkuar nga ministri i Shëndetësisë për të përfaqësuar Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Rrapaj ishte i ngarkuar nga rajoni i Umbrias. Studimi i Universitetit të Peruxhias, tha Rrjepaj, nuk ka lidhje me Ilir Rrapaj. “Nuk ka pasur asnjë tagër Ilir Rrapaj për këtë studim”, tha Rrjepaj.

Rrjepaj theksoi se nuk kishte marrë apo lexuar këtë memo dhe nuk ishte në dijeni për ndonjë përgjigje ndaj saj. Ai gjithashtu shtoi se dokumenti përfshinte edhe një plan nga kompania Top Consult për investimin në repartin e sterilizimit, por e konsideroi atë si një dokument të ndarë nga memo-ja e Manastirliut.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme