Politika 19 September 2024, 20:38 Nga VNA

Berisha sqaron deklaratën e djeshme me kërcënim tjetër ndaj gazetarëve

Ndaje në Whatsapp
Berisha sqaron deklaratën e djeshme me kërcënim tjetër ndaj

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e bëra dje në konferencën për shtyp ndaj gazetarëve që kanë publikuar dosjen e SPAK për klubin Partizani. Pas reagimit të organizatave në mbrojtje të medias, Berisha ka vendosur të përgjigjet, duke mos mohuar se në deklaratën e tij ka kërcënime. Ish-kryeministri i cilëson disa punonjës të medias bashkëpunëtorë të SPAK-ut, ndërsa këtë të fundit e ka etiketuar si organizatë kriminale.

Për të qenë më të qartë, Berisha ndër të tjera thotë: “Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek-tuk prej tyre (fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do t’ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuentë të vërtetuar si gjobvënës edhe nga drejtësia, por në vend të ndëshkimit ligjor për krimin që kanë kryer, mbahen peng nga Dumani për t’i keqpërdorur siç do ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë, por janë kriminelë që zënë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznesmen. Pra, vlerësoj se vetë gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qëndrim të qartë ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre” – shprehet Berisha në reagimin e tij.

Kërcënimi publik, për herë të dytë brenda pak orëve ndaj gazetarëve që nuk komentojnë dosjen e SPAK sipas shijeve të kryetarit të Partisë Demokratike, është një alarm që duhet të merret seriozisht. Është e patolerueshme që kryetari i opozitës të adaptojë sjelljen e Edi Ramës ndaj medias dhe gazetarëve duke i fyer dhe kërcënuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme