Politika 18 September 2024, 19:49 Nga VNA

Ilva Gjuzi dhe Blerta Rama, emërimet e reja tek Mjedisi dhe Ekonomia në mes të skandalit të mbetjeve toksike

Ndaje në Whatsapp
Ilva Gjuzi dhe Blerta Rama, emërimet e reja tek Mjedisi dhe Ekonomia

  • Fytyrat e reja që pritet të "lajnë" fytyrën e qeverisë Rama në mes të skandalit të mbetjeve toksike

Skandali i mbetjeve toksike, zbuluar nga VNA dhe disa media, ka filluar të "hajë" kokat e para. Kreu i qeverisë Edi Rama pas rezistencës në Parlament, gjatë interpelancës, mbi mbetjet toksike, duke dorëzuar gjithë përgjegjësitë tek privati, sot e ka rimenduar duke emëruar një vajzë të re si zëvëndësministre të Mjedisit. Vendimi është publikuar pas mbledhjes së qeverisë dhe  ndryshimet janë Ilva Gjuzi, e prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë është emëruar sot zv.ministre në Ministrinë e Turizmit. Emërimi i znj.Gjuzi erdhi pas disa intervistave dhe shfaqjeve televizive ku Gjuzi mbrojti deri në fanatizëm shefin e saj, kryeministrin Edi Rama kur u pyet nëse kishte ndonjë të metë, tha se: "Rama është 10 hapa para, dhe sipas saj, kjo është një e metë". Ndërkohë edhe Blendi Gonxhe është bërë me një zv.ministre më shumë. Ajo është Blerta Rama. Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndryshimet ndodhën mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA *** V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA *** V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA *** V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA *** V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme