Politika 17 September 2024, 17:44 Nga VNA

Del në përgjime se kolegji “Wisdom” blinte dhurata për ministren, reagon Evis Kushi: Nuk mbaj mend të kenë ardhur shporta në ministri asokohe

Ndaje në Whatsapp
Del në përgjime se kolegji “Wisdom” blinte dhurata

Në lidhje me skandalin e shitjes së diplomae nga kolegji “Wisdom”, mediat italiane shkruajnë se përmendet edhe “Evlis Cushi” e cila sipas deklarimeve të të proceduarve, është ish-ministrja Evis Kushi si dhe disa zyrtare të ministrisë si Albana Tole dhe Eva Biz...

Në përgjimin e datës 17 mars 2022 thuhet: “E kështu janë 7, katër në ambasadë, si ministrja, zvministrja dhe zyra e akreditimit. Cianci e mbyll duke thënë “Me Shqipërinë jemi në rregull”. Në rregull ishin në fakt, derisa organet ligjzbatuese italiane i bënë gati dosjen 300 faqe dhe fletë-arrestet për 9 prej 40 personave në hetim.

Media “versus” ka folur me deputeten socialiste Evis Kushi e cila asokohe drejtonte ministrinë e Arsimit. Kushi është shprehur se në asnjë moment emri i saj nuk përmendet në dosjen e prokurorisë italiane si person të cilit do t’i jepeshin dhurata në këmbim të ndonjë ndikimi prej saj në procedurën e akreditimit.

“Personi në hetim thoshte aty përpiqej që të blinte dhurata për Krishtlindje, dhurata të vogla dhe thotë emrin e shportave. Kjo është e vetmja herë ku përmendet emri im. Në paragraf thuhet thotë shporta për Krishtlindje, jo dhurata sepse dhurata për krishtlindje mund të jenë edhe çanta. Këtu është fjala për shporta të cilat u dhurohen institucioneve për Krishtlindje. Por unë nuk e mbaj mend dhe nuk di të them nëse kanë ardhur shporta të tilla në ministri asokohe”, theksoi Kushi.

Sa i takon akreditimit të kolegjit universitar WISDOM të përfshirë në skandalin e zbuluar nga prokuroria italiane, ish-ministrja nënvizoi se institucioni i ASCAL që merret me akreditimin, vepronte i pavarur nga ministria e Arsimit dhe anëtarë të bordit ishin në shumicë të huaj me qëllim që të mos kishte asnjë lloj premise për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Ndërkohë në Shqipëri nuk ka ende persona të arrestuar në lidhje me skandalin e diplomave.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme