Politika 16 September 2024, 15:34 Nga VNA

Thirrja e Toni Gogut për bashkimin opozitar në Komisionin Antikorrupsion: Simbolika e Konferencës së Pezës apo kurth i ri?"  

Ndaje në Whatsapp
Thirrja e Toni Gogut për bashkimin opozitar në Komisionin

Thirrja e Toni Gogut për bashkimin opozitar në Komisionin Antikorrupsion/ Rritet shqetësimi për hetimin e Veliajt nga SPAK

Deputeti socialist Toni Gogu i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që t'i bashkohen Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Si një deputet i afërt me Erion Veliajn, ai shfrytëzoi ceremoninë për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, duke e vlerësuar këtë ngjarje historike si një moment bashkimi mes shqiptarëve. Gogu gjithashtu bëri thirrje për një tjetër bashkim të madh, këtë herë në luftën kundër korrupsionit.

Toni Gogu nuk e fshehu shqetësimin për hetimin që SPAK po kryen ndaj Erion Veliajt, duke pranuar publikisht: "Lufta kundër korrupsionit nuk mund t’u lihet disa të përzgjedhurve. Ajo kërkon pjesëmarrjen aktive të çdo shqiptari, çdo institucioni dhe çdo force politike." Se ç’të përzgjedhur i duhen Toni Gogut për të luftuar korrupsionin kjo mbetet ende për t’u parë.

Me këtë kërkesë për bashkëpunim, deputeti Gogu synon të plotësojë një nga kushtet thelbësore që Komisioni Xhafaj të funksionojë: pjesëmarrjen e të gjithë spektrit politik.

"Sot kemi nevojë për të njëjtën frymë si ajo e Konferencës së Pezës. Na duhet që opozita të jetë me ne, jo vetëm kur është e përshtatshme, por gjithmonë, për hir të Shqipërisë," tha Gogu. Ai, megjithatë, ndoshta nuk e ka të qartë historinë e vërtetë pas Konferencës së Pezës, e cila solli më shumë vëllavrasje sesa bashkim. Duke ngatërruar simbolikën e kurthit që komunistët ngritën me Konferencën e Pezës për faktorët e tjerë antifashistë, me kurthin e radhës që postkomunistët në PS po përgatisin për të përfshirë opozitën në komision, që me gjasë do të zgjatë “kthetrat” e pushtetit mbi SPAK.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme