Politika 16 September 2024, 13:27 Nga VNA

Zyrtarja e SHBA: Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarja e SHBA: Shqipëria duhet të forcojë luftën

Gjatë Konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Hyland deklaroi se korrupsioni mbetet një problem serioz për vendin dhe theksoi nevojën që qeveria shqiptare ta mbajë këtë fenomen nën kontroll për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësimin e klimës së investimeve.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara, por është jetike që korrupsioni të luftohet në mënyrë sistematike dhe të mbetet një prioritet i vazhdueshëm i institucioneve,” tha Hyland. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor po intensifikohet dhe lufta kundër korrupsionit mbetet një ndër sfidat kryesore për rajonin.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohet në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim.

Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë  cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj, tha zyrtarja e DASH.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme