Politika 14 September 2024, 10:57 Nga VNA

Lejet për plazhe/ Rama përjashton beach baret dhe restorantet, lejohen vetëm hoteleve

Ndaje në Whatsapp
Lejet për plazhe/ Rama përjashton beach baret dhe restorantet, lejohen

"Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridiK apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone". Kështu u shpreh kreu i qeverisë në podcastin e tij "Flasim". Sipas Ramës  mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. "Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e t’i detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon. Nuk mund t’i çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg t'a kenë të pamundur ose të bien me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh".

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme