Politika 12 September 2024, 21:08 Nga VNA

Tabaku thirrje qeverisë t’u kthejë lekët profesionistëve të lirë, ministri i Financave: Duhet të na sqarojë Gjykata Kushtetuese çfarë duhet të bëjmë

Ndaje në Whatsapp
Tabaku thirrje qeverisë t’u kthejë lekët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë diskutimeve për rishikimin e buxhetit në Kuvend, i ka kërkuar ministrit të Financave t’u kthehen paratë profesionistëve të lirë pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi tatimin 15% që ishte vënë nga qeveria.

Nga ana tjetër ministri i Financave, Petrit Malaj tha se po presin të shprehet Gjykata Kushtetuese se çfarë do bëhet me fondet që janë mbledhur nga profesionistët e lirë. Pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar pjesërisht ligjin, por s’ka interpretuar se çfarë do bëhet me paratë e mbledhura.

Ndërkohë deputetja demokrate insistoi në kërkesën e saj duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është zyrë varësie e Ministrisë së Financave dhe sipas saj ajo ka dhënë vendimin dhe tashmë duhet të zbatohet.

Pjesë nga debate:

Jorida Tabaku: Pse si rimbursoni profesionistët e lirë, ca detyrimi tjetër ka qeveria veçse të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Petrit Malaj: Nuk është shprehur qartë sa i përket efektit që ka prodhuar ky ligj, të shprehet Kushtetuesja. Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer këto fonde mbrapsht. Kemi pas një ligj që ka qenë legjitimin, Gjykata Kushtetuese përderisa thotë që ky ligj nuk është më në fuqi, të na thotë edhe efektet që ka prodhuar këtë periudhë ky ligj.

Tabaku: Ca e dini Gjykatën Kushtetuese zyrë varësie të Ministrisë së Financave, 'më interpretoni vendimin'. Ka marrë një vendim që taksa është anti-kushteuese, dje, sot dhe nesër. Ajo është në thelb antikushtetuese, kjo ka rëndësi për ju.

Petrit Malaj: Vullneti është për t’i kthyer këto fonde mbrapsht, nuk e kuptoj kush është arsyeja. Nuk po i mban shteti në xhep lekët.

Pasi gjykata rrëzoi disa nene të ligjit për tatimin e profesioneve të lira, Ministria e Ministria e Financave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të saktësojë se çfarë do të ndodhë me fondet e paguara nga profesionistët deri kur Kushtetuesja dha vendimin dhe çfarë do bëhet me detyrimet që kanë pjesa tjetër që nuk kanë bërë pagesat.

Janë 6541 profesionistë të lirë që kanë paguar këstet e tatimit mbi të ardhurat, me një vlerë prej 500 milionë lekësh, të cilët tashmë kërkojnë kthimin e parave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme