Politika 12 September 2024, 13:57 Nga VNA

Rama mbretëron, partitë e reja opozitare të përçara/ Lapaj dhe Qori shkëmbejnë akuza për gjobëvënie

Ndaje në Whatsapp
Rama mbretëron, partitë e reja opozitare të përçara/

Situata në kampin opozitar është e tensionuar dhe e përçarë. Në vend që të përqendrohen në përballjen me Ramën, partitë opozitare kanë nisur sulme ndaj njëri-tjetrit. Ideja për t'u bashkuar në një koalicion të vetëm për të rritur votat duket gjithnjë e më e vështirë, pasi kryetarët e rinj të partive janë të përfshirë në ambicie personale dhe mosbesim ndaj njëri-tjetrit.

Adriatik Lapaj ka sfiduar Ramën duke deklaruar synimin për të marrë 71 mandate, duke refuzuar çdo mundësi për bashkëpunim me PS, PD apo PL, por ka mbajtur të hapur mundësinë për një aleancë me "Nismën Thurje". Ai gjithashtu i ka bërë një ftesë bashkëpunimi Arlind Qorrit, por Lëvizja Bashkë e ka refuzuar dhe ka lëshuar akuza ndaj Lapajt.

Qorri akuzon Lapajn për gjobëvënie dhe për faktin se mund të shitet te Edi Rama, duke refuzuar kështu çdo mundësi bashkimi në një front të përbashkët opozitar. Lapaj i është përgjigjur akuzave duke e sfiduar Qorrin të përmendë emrat e të gjithë oligarkëve dhe jo vetëm dy prej tyre, duke ngritur dyshime për gjobëvënie nga ana e tij.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme