Politika 12 September 2024, 09:22 Nga VNA

U bashkua me Berishën, Gjekmarkaj po përgatit falje ndaj demokratëve

Ndaje në Whatsapp
U bashkua me Berishën, Gjekmarkaj po përgatit falje ndaj

Qëndrimet kontradiktore për çështjen e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar para 3 vitesh, "dashuria" për Bashën, largimi prej tij dhe rreshtimi pranë Rithemelimit e kanë bërë Agron Gjekmarkajn dukshëm një politikan pa shumë bosht dhe pa qëndrime koherente.

Së fundmi, i promovuar si drejtues politik i qarkut të Lezhës për zgjedhjet e ardhshme, Gjekmarkaj i ka ndezur të gjitha bateritë e servilizmit ndaj Sali Berishës. I ftuar mbrëmë në një studio televizive, ai paralajmëroi se do të përgatisë edhe një video me anë të së cilës do t’u kërkojë ndjesë demokratëve që nuk u bashkua që në fillim me Berishën: “Është koha për t’u kërkuar ndjesë secilit në mënyrë individuale dhe në mënyrë kolektive, sepse ndoshta ne politikanët e Tiranës nuk i kemi kuptuar mirë ose me vonesë qëndrimet e tyre, dhe të kërkosh ndjesë është gjëja më njerëzore.”

Rezultatet e zgjedhjeve në 2021 në qarkun e Lezhës nuk ishin ato që priteshin nga qarku i drejtuar edhe atëherë nga Gjekmarkaj. Me gjasë, e vetmja betejë që Agron Gjekmarkaj do të fitojë ndonjëherë në PD është ajo e servilizmit ndaj shefave, gjë që u intereson kaq pak demokratëve në vitin e 12-të të opozitës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme