Politika 11 September 2024, 16:50 Nga VNA

Tomorr Alizoti sulmon SPAK për Berishën: Të gjithë padrejtësitë në Shqipëri janë bërë nga institucionet e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Tomorr Alizoti sulmon SPAK për Berishën: Të gjithë

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti në fjalën e tij për SYRI TV është shprehur se të gjithë padrejtësitë në Shqipëri janë bërë te institucionet e drejtësisë.

Alizoti ka theksuar se në një vend të korruptuar ku kryebashkiaku i përfshirë në skandalin e inceneratorëve dhe në një vend ku shqiptarët kanë lënë vend është e logjikshëm që vetëm drejtësis nuk ka këtu.

“Të gjithë padrejtësitë në Shqipëri janë bërë të institucionet e drejtësisë. Si gjykatat popullore si sigurimi shtetit të gjitha institucionet që janë ndërtuar nga partia mëmë e PS historikisht këtë gjë kanë bërë.

Mos harroni se të gjithë padrejtësitë në botë i kanë bërë institucionet, në një vend të korruptuar si Shqipëri, në një vend ku kryeministri është totalisht i korruptuar dhe në një vend ku zv.kryeministri thotë që miku im kryeministri vendit do të më ekzekutonte me të gjithë familjen nuk mund të presësh drejtësi.

Ku ministri i brendshëm drejton trafikun e drogës, ku kryebashkiaku i përfshirë në skandalin e inceneratorëve dhe në një vend ku shqiptarët kanë lënë vend është e logjikshëm që vetëm drejtësisë nuk ka këtu.

Berisha shtroi procedurat, unë shkoj më lart shkoj të qëllimi, qëllimi i institucioneve është të godasin të pushtetshmit dhe ai rrezikon drjetësinë dhe të dobëtin. Drejtësinë nuk e rrezikon Berisha pasi ai nuk ka pushtet por atë e rrezikon Rama. SPAK duhet të shpjegoj se përse nuk thërritet Veliaj për skandalet.”

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme