Politika 11 September 2024, 12:20 Nga VNA

Berisha: Më kanë hetuar në tre breza. Përpjekje e Ramës që mos të ketë opozitë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Më kanë hetuar në tre breza. Përpjekje e Ramës

Kreu PD Berisha foli për mediat para se të njihej me akuzën e SPAK. Ai tha se prokuroria e ka hetuar në tre breza dhe se SPAK ka krijuar një piramidë mashtrimi me qëllim që ti shërbejë Ramës.

"Prokuroria politike e Edi Ramës, SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të kreut të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në tre breza dhe deri te mbesat në një kohë kur ato nuk kishin lindur ende.

Me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Ramës, mbajnë në arrest liderin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë bazë, por me dëshirën e Edi Ramës, me kërkesën publike dhe jopublike të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si Mc Gonigal dhe të tjerë. SPAK, më dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg të paligjshëm Sali Berishën, me qëllim për t’i shërbyer Ramës. Nga ky hetim që zgjati 4 vite, sa një luftë botërore, nuk zbuloi asnjë shkelje." tha Berisha

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme