Politika 10 September 2024, 20:08 Nga VNA

Kapërcimi i Gazment Bardhit nga mbështetës në protestues ndaj SPAK. A do t’i bashkohet Gjekmarkaj dhe Tabaku?

Ndaje në Whatsapp
Kapërcimi i Gazment Bardhit nga mbështetës në protestues

Të gjithë para SPAK! Këtë herë thirrja ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka dorëzuar personalisht dhjetëra denoncime në SPAK kundër qeveritarëve. Ndërkohë, nesër ai u ka kërkuar kolegëve të grupit parlamentar të protestojnë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme për lirimin e kryetarit të PD-së.

“Të nderuar kolegë, nesër në orën 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, në lidhje me seancën plenare, do ta zhvillojmë të enjten, në orën 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Edhe pse zakonisht i rezervuar në sulmet ndaj SPAK, Gazment Bardhi, tani drejtues i lartë i PD-së nën Sali Berishën, duket se po ndjek ritmin e njohur të politikës: lirimi i kryetarit demokrat dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet nëse nesër, bashkë me zotin Bardhi, do të jenë edhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, apo deputetja Jorida Tabaku, e cila së fundmi është bashkuar zyrtarisht me PD-në e Berishës.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme