Politika 9 September 2024, 22:46 Nga VNA

“200 mijë euro e kishe atë Benz-in”, debat e akuza mes Bardhit dhe Shabanit: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani

Ndaje në Whatsapp
“200 mijë euro e kishe atë Benz-in”, debat e akuza mes

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi dhe kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, kanë zhvilluar një debat të ashpër në emisionin Open duke hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Debati nisi me një sulm të Shabanit ndaj Bardhit, duke e akuzuar atë për lëvizje nga një parti në tjetër dhe duke i përmendur raportet e tij aktuale me Sali Berishën. Ndërsa Bardhi u përgjigj duke theksuar se qëllimi i tij është largimi i Kryeministrit Edi Rama.

Shabani më tej ngriti një akuzë më të rëndë, duke i përmendur një automjet të shtrenjtë që sipas tij Bardhi posedon, duke thënë se kishte një vlerë prej 200 mijë euro.

Pjesë nga debati:

Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës

Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.

Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.

Bardhi: Ashtu?! (Qesh)

Shabani: Pse qesh kot?

Bardhi: Po njerëzit më shohin me çfarë makine lëviz unë

Shabani: Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer

Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal

Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve

Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale

Shabani:  Shpjegoje sa është

Bardhi: Po nuk të jap llogari ty. Kur të shpjegosh makinën që ke blerë me paratë e buxhetit të shtetit…

Shabani: Prapë shpifje, prapë shpifje

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme