Politika 9 September 2024, 17:57 Nga VNA

Berisha të mërkurën në SPAK, Noka mesazh Kryesisë së PD: Të mobilizohemi për protestë të fuqishme

Ndaje në Whatsapp
Berisha të mërkurën në SPAK, Noka mesazh Kryesisë

Ditën e mërkurë kur kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK për t’u njohur me akuzën, Partia Demokratike do të organizojë protestë para Prokurorisë së Posaçme.

Lajmin e bën të ditur Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili në një mesazh që i ka drejtuar kryesisë, shprehet që protesta do të organizohet në orën 12:00 dhe u kërkon anëtarëve për t’u mobilizuar për një protest të fuqishme.

“Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithe maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtsisë.” – shkruan Flamur Noka në mesazhin e dërguar kryesisë së PD.

Kujtojmë se ish Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka protestuar para Gjykatës së Lartë kur shqyrtohej çështja e vulës dhe logos së partisë. Asokohe Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim në Apel shyqrtimin e çështjes. Ndërkohë nuk ndodhi e njëjta gjë kur Gjykata e Apelit mori vendim që vula dhe logoja e PD i kaluan Berishës dhe grupit të Rithemelimit.

Duke parë dy standartet që ka përdor ish Rithemelimi me çështje të mëparshme, thirrja e protestës së nesërme duket se paralajmëron një vendim jo në favor të Berishës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme