Politika 6 September 2024, 19:06 Nga VNA

Partia Demokratike fokus tek komunikimi: Berisha i përgjigjet censurës duke ndjekur shembullin e Ramës për rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Partia Demokratike fokus tek komunikimi: Berisha i përgjigjet censurës

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari Sali Berisha e hapi mbledhjen duke deklaruar se ky është shtatori i fundit që demokratët do të jenë në opozitë. Ai kërkoi që gjatë 9 muajve të ardhshëm partia të kalojë nga mbrojtja në sulm, duke theksuar se secili duhet të përsërisë çdo ditë dy fjalë: “sulm” dhe “fitore.” Berisha nënvizoi se këto 9 muaj do të jenë vendimtarë për fitoren e opozitës, pavarësisht se nuk përjashtoi mundësinë që Rama të manipulojë sërish zgjedhjet.

Lideri demokrat përmendi blerjen e votave dhe patronazhistët si faktorë që ndikuan në fitoren e zgjedhjeve nga Edi Rama. Ai shprehu pasiguri për faktin që edhe nëse këto shkelje evidentohen, SPAK nuk do t’i hetojë, duke lënë të paqartë mënyrën se si demokratët do të mbrojnë votën.

Berisha kërkoi një komunikim intensiv me qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij përjetojnë “vellon e zezë të censurës kombëtare.” Ai kritikoi edhe mediat si Top Channel dhe Report TV, duke i cilësuar si zëdhënëse të propagandës qeveritare.

Megjithatë, Berisha vuri theksin tek rrjetet sociale si një mjet kryesor komunikimi, duke ndjekur shembullin e Ramës, i cili disa ditë më parë mblodhi ministrat për të fokusuar komunikimin në rrjetet sociale. Ai i ngarkoi Këshillit Kombëtar detyrën që të jenë të vëmendshëm dhe të shfrytëzojnë maksimalisht rrjetet sociale, si dhe të zhvillojnë takime "derë më derë", të cilat sipas tij tregojnë forcën e demokratëve.

Në përfundim, Berisha bëri thirrje për të nisur një strategji sulmi dhe protestash në çdo vend ku qytetarëve u bëhet padrejtësi. “Të gjithë, nga deputetët deri te drejtuesit, duhet të jemi në krye të kësaj beteje, të këtij sulmi, të mosbindjes civile,” përfundoi ai, duke theksuar se vetëm kështu do të mund të rikthehet vota e lirë.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme