Politika 5 September 2024, 13:41 Nga VNA

Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme/ Si u spostuan mbështetësit e Berishës

Ndaje në Whatsapp
Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme/ Si u spostuan

Me caktimin e drejtuesve politikë të qarqeve në Partinë Demokratike (PD), kanë nisur të shfaqen pakënaqësitë e para. Ish-drejtuesit e qarqeve, të cilët gjatë tre viteve të fundit kanë mbështetur Sali Berishën dhe tani janë lënë jashtë drejtimit, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, megjithëse jo publikisht.

Jashtë drejtimit të qarqeve kanë mbetur:

- Jozefina Topalli, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ishte drejtuese e Lezhës.

- Edmond Spaho, që në vitin 2021 drejtoi qarkun e Korçës.

- Luan Baçi, tashmë ish-drejtues i qarkut Fier.

Edhe mbështetës të tjerë të kryetarit të PD-së gjatë tre viteve, periudhë në të cilën Sali Berisha zhvilloi betejën brenda partisë, janë ndjerë të zhgënjyer. Zemerimi i Edit Harxhit dhe ndonjë tjetri që priste një promovim më të madh nuk është sekret.

Edhe pse Sali Berisha mbrëmë ka premtuar se për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë do të zhvillohen primare, pakkush ka besim se këto procese do të jenë në standardet e pretenduara. Kjo dukuri është tashmë normale në partitë politike në Shqipëri, ku gara shpesh nis dhe përfundon sipas dëshirës dhe vullnetit të kryetarit.

Mesa duket, "shpërblimi" për besnikërinë dhe devotshmërinë e treguar në mbështetjen e Berishës nuk ka qenë i duhuri për disa prej eksponentëve të PD-së. Ka shumë pak gjasa që të pakënaqurit të flasin publikisht për këtë spostim, një praktikë e njohur në PD-në e drejtuar nga Berisha.

Lexo gjithashtu

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme