Politika 4 Shtator 2024, 18:08 Nga VNA

Marrëveshja mes Kurum dhe bashkisë Elbasan për punëtorët, opozita e quan skemë mashturese para zgjedhjeve: Bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja mes Kurum dhe bashkisë Elbasan për

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, e ka quajtur skemë mashtruese para zgjedhjeve marrëveshjen e kompanisë Kurum me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja. Basha tha se marrëveshja e sotme është ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit, ku para zgjedhjeve u premtojnë punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve do t’i hedhin në rrugë.

Ai më tej thotë se po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë.

Basha gjithashtu tha se duhet të marrë fund koha që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë.

“Për sa kohë do të jenë të punësuar punonjësit e Kurum?

Çfarë do të ndodhë me ta pas zgjedhjeve?

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje dhe garanci sot. Ajo që u servir për mediat ishte e njëjtë me skemën mashtruese të pak viteve më parë, me punonjësit e rafinerisë së Ballshit. Edhe atyre u premtuan në prag të zgjedhjeve – punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve i hodhën në rrugë. Edhe pseudo negociatat e sotme mes Kurum dhe përfaqësuesve të Edi Ramës janë ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit. Një lojë elektorale me shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarëve në atë sipërmarrje, qëllim i vetëm i të cilës është vota e tyre. Nga ana tjetër po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë. Duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota e më pas lihen në mëshirë të fatit. Duhet të marrë fund koha, kur qeveria luan me bukën e gojës së shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të zbardhin me shpejtësi dhe rigorozitet këtë aferë  çnjerëzore, që dëmton shëndetin, sigurinë dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë duke nxjerrë përpara drejtësisë çdo zyrtar të lartë të përfshirë në këtë histori rrënqethëse. Shqipëria meriton më shumë!” – shkruan Basha.

Për marrëveshjan ka reaguar edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili ka hedhur akuza në drejtim të një bashkëpunimi të mundshëm mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë KURUM në rastin e mbetjeve toksike.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Salianji tha se ky bashkëpunim kriminal u shfaq jo vetëm te helmet, por edhe në kurriz të 500-punonjësve të KURUM, të cilët pasin u hodhën në rrugë nga kompania, do të trajtohen nga Bashkia Elbasan me një pagë qesharake në kurriz të taksapaguesve të bashkisë Elbasan.

“Veprimtaria dhe bashkëpunimi kriminal mes qeverisë dhe Kurum nuk është vetëm tek helmet por u shpërfaq e plotë sot dhe në kurriz të 500 punonjësve dhe familjeve të tyre!

Në 1 dhe 15 Gusht, kompania Kurum mbylli fabrikat e prodhimit të çelikut dhe petëzimit, duke larguar 500 punonjës nga puna. Megjithëse lajmi u bë publik në kulmin e skandalit të mbetjeve toksike të nisura nga Shqipëria, kompania deklaroi se këto largime kanë të bëjnë me vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga ulja e çmimit të çelikut dhe rritja e kostove. Kompania merrte përsipër asokohe që do të vazhdonte të paguante punonjësit edhe për 3 muaj pas largimit.

Ndërsa sot, pas disa "negociatave" të suksesshme, kryetari i Bashkisë Elbasan, u shfaq “triumfator” duke premtuar se asnjë punonjës nuk do të largohet dhe do të vazhdojnë të marrin një pagë 35 mijë lekë bruto në muaj, më të ulët se edhe paga minimale 40 mijë lekë në muaj e parashikuar me ligj. Si pa të keq, kryebashkiaku si përfaqësues i PS pranoi se kjo është një situatë e përsëritur, ku 500 familje jetojnë në pasiguri për të ardhurat e tyre.

Të dhënat zyrtare tregojnë se xhiro vjetore për vitin  2023 të shoqërisë Kurum ishin 377.3 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 52.8 milionë euro, çka nuk duket të jenë aspak treguesit e një shoqërie në vështirësi ekonomike apo në pamundësi për të shlyer detyrimet ndaj punonjësve të saj. Por, loja me largime e kthime në punë, me ndërhyrjen e eksponentëve të Partisë Socialiste, ka për qëllim përfitimet politike duke mbajtur varur fatin ekonomik të 500 familjeve të Elbasanit.

Megjithëse mediat raportuan gjërësisht mbi "zbarkimin" e Inspektoriatit të Punës në ambientet e Kurumit në Elbasan për të hetuar largimet masive, deri më tani asnjë raport apo konkluzion nuk ka dalë nga këto "hetime". Duket se institucionet shtetërore kanë vendosur të heshtin, ashtu siç heshtën në rastin e transportimit të mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

Por, nëse Qeveria, Bashkia dhe Kurum kanë vendosur të luajnë me të ardhurat e 500 familjeve të Elbasanit për interesat e tyre politike, Partia Demokratike është në krah të punëtorëve dhe do të bëjë gjithçka mundet për të siguruar se askush nuk mund të tallet me punën dhe dinjitetin e tyre” – shkruan Salianji.

 

Video

Kur harron fjalimin në shtëpi

Një tjetër gropë karstike është shfaqur këto ditë në Belsh, duke rikthyer shqetësimin e madh të banorëve të Dumresë. Zona, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar dhjetëra liqene, po përballet sërish me rrezikun e shembjeve të tokës. Gropa e re, me rreth 7 metra diametër dhe mbi 12 metra thellësi, po zgjerohet çdo ditë dhe i është afruar rrezikshëm disa banesave. Banorët ndihen të pasigurt dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, pasi fenomeni po avancon me shpejtësi. Frika është e pranishme tek banorët, shtëpitë e të cilëve rrezikohen më shumë nga zgjerimi i gropës. Ky nuk është rasti i parë: ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe në Dëshiran dhe Çestije vitet e fundit. Terreni i Dumresë, i ndjeshëm ndaj shkrirjes së gipsit dhe gëlqeres, mbetet i predispozuar për shembje të këtij lloji.

Lodhet kot Salianji me shokë

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet verilindore të Japonisë, duke nxitur paralajmërime për cunami. Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se tërmeti u regjistrua pranë rajoneve të Aomorit dhe Hokkaidos. Sipas agjencisë, valët e mundshme të cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra në bregun verilindor të vendit. https://www.vna.al/bota/video--76-balle-ne-japoni-paralajmerohet-per-cunami-i17672

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme