Politika 3 September 2024, 21:23 Nga VNA

Skandali i mbetjeve toksike, Tabaku: Aferë e përmasave ndërkombëtare. Kam kërkuar informacion nga institucionet, asnjë nuk më kthen përgjigje

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve toksike, Tabaku: Aferë e përmasave

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ka quajtur skandalin e mbetjeve toksike një aferë e përmasave ndërkombëtare dhe njollë për Shqipërinë. Në një intervistë për A2 CNN, ajo u shpreh se përgjegjësia është e të gjitha instancave shtetërore pjesëmarrëse në këtë procedurë, nga Ministria e Mjedisit te drejtoria e Doganave.

“Kompania prodhon mbetje të tilla, por procesi teknologjik për t’i eliminuar ato ka kosto të lartë dhe kompania zgjedh ta bëjë këtë në rrugë ilegale, duke përdorur portin për t’i nxjerrë nga Shqipëria, korrupsionin me zyrtarë, por edhe qoftë duke falsifikuar dokumente. Unë këtë nuk e di. Por e sigurt është që mbetjet kanë lëvizur ne territorin shqiptar, qoftë me një leje mjedisore dhe duke mos pasur kontrollin se çfarë mbetjesh janë këto, është Ministria e Mjedisit përgjegjëse. Kanë shkuar në Portin e Durrësit, dhe këtu është drejtori i portit përgjegjës, janë skanuar dhe këtu është drejtoria e doganave përgjegjëse”.

Tabaku i quan arrogante dhe të papranueshme deklaratat e qeverisë për këtë aferë dhe thekson se vijon e njëjta skemë sikurse me afera të tjera korruptive apo inceneratorët. Për këtë ajo kërkon një hetim të plotë në të gjitha hallkat, pasi bëhet fjalë për transport mbetjesh toksike periodike jo vetëm për Shqipërinë.

“Nuk e pranoj dot që shteti shqiptar të thotë që nuk ka përgjegjësi. Por çfarë do të thotë kjo që kompanitë private mund të bëjnë ç’të duan që kontrollojnë shtetin shqiptar? Të gjitha instancat të përfshira për një aferë korruptive për transportin e mbetjeve jo vetëm me një burim me shumë burime. Kur kjo ka ndodhur me mbetjet, çfarë ka ndodhur me drogën e emigrantët ilegalë? 

Deklarata e qeverisë është jo vetëm arrogante. Neglizhenca është që t’i japim falje e amnisti që është e tepërt në këtë rast. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një herë, bëhet fjalë për një transport mbetjesh toksike periodike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe nuk ka asnjë justifikim për të thënë që jam nga Kosova. Drejtësia duhet të hetojë se kush nga këto hallka ka mbyllur sytë? Kush ka hetuar? Kush është korruptuar?”

Deputetja demokrate gjithashtu njoftoi se u ka nisur shkresa të gjitha institucioneve për procedurat që janë ndjekur për këtë aferë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Si ka mundësi që shteti shqiptar që të mos mbajë asnjë përgjegjësi. Kemi nevojë për hetim administrativ të plotë të kuptojmë kush hallkë nuk ka funksionuar dhe kush ka përgjegjësi nga pikëpamja administrative. Është kërkuar hetim i plotë parlamentar. Kam nisur shkresa për të gjithë institucionet për procedurat që janë ndjekur që në fillim të gushtit. Nuk kam akoma një përgjigje zyrtare nga asnjë institucion. Jam në pritje për të kuptuar përgjegjësitë e secilës palë”.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme