Politika 2 September 2024, 15:35 Nga VNA

Komision Hetimor për shembjen e Teatrit dhe pronat e Ramës në Vuno

Ndaje në Whatsapp
Komision Hetimor për shembjen e Teatrit dhe pronat e Ramës në

PD kërkon sërish reformë zgjedhore, Bardhi: Prej 11 vitesh, Rama mban peng rrotacionin politik. Asnjë fjalë për mbetjet e rrezikshme dhe KURUM

Në të parën mbledhje të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi zbuloi edhe fokusin e aksionit opozitar. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar, tha se do kërkojnë ngritjen e disa komisioneve hetimore, duke nisur që nga shembja e Teatrit e deri tek pronat e Ramës në Vuno, dhjetëra ha denoncuar nga PD, të përfituar nga kreu i qeverisë dhe familjarët e tij pa akt regjistrimi. Deklarata e Gazment Bardhit Fokusi dhe aksionin tonë politike do të jete tek beteja për zgjedhje te lira dhe te ndershme. Edi Rama ka vendosur që të shkallmojë zgjedhjet duket penguar rrotacionin politik prej 11 vitesh. Nuk mund të ketë zgjedhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do t'i rikthehemi reformës zgjedhore. Ajo që ndodhet në korrik, respektuam vendimet e Gjykatës Kushtetuesen. Kuvendi i Shqipërisë ka një grup dialogu që është funksional. Të vijojë të përmbyllet reforma zgjdhore. Kemi detyrime për të mbyllur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa kërkesa diss komisione hetimore. Disa kërkesa për interpelancës, me Ramën. Një kërkesë interpelancës me ministrin e Brendshëm për situatën e rendit dhe sigurinë publike. Mekanizmat e tjerë kontrolli që ne do t'i vemë ne zbatim. Së treti, vendosja e minimumit jetik, projektligj për rritjen e pensionit. Duhet të ketë reformë reale me projektligje të fjetura. Protestë Nuk ka zgjidhje pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Motoja e aksionit politik dhe partiak. Aksion politik dhe parlamentar. Vendimet për protestë nuk i merr grupi por institucionet partiake. Protestat me vendim Kryesie e Këshillit Kombëtar. Koalicionet Do këmbëngulim. Do jemi këtu. Kur të marrim vendime, në varësi të sjelljes së kundërshtarit politik, do merrni vesh edhe vendimet. Komisionet hetimore Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar komision hetimor. Abuzimet me pronat, sidomos Rama me pronat ne bregdetin e jugut. Këto janë temat por sapo të kemi kërkesë te konkretizuar do bëjmë publike. Opozita ka përgjegjësitë e veta të cilat po i ushtron. Detyra jonë ti qëndrojmë përballë. Të luajmë rolin dhe aksionin tonë opozitar.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme