Politika 2 September 2024, 21:09 Nga VNA

Basha dhe Bardhi nuk do ulen më afër njëri-tjetrit në Parlament. Si u ndanë përfundimisht dy ish-miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt?

Ndaje në Whatsapp

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë kohë që kanë ndarë rrugët në politikë, por që nga dita e sotme duket se as nuk do të ulen më pranë njëri-tjetrit. Dy ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e afërt tashmë janë të ndarë dhe të largët, dhe arsyeja për këtë është Sali Berisha.

Pas ndarjes për arsye politike, mes Bashës dhe Bardhit nisi një periudhë e errët me deklarata fyese dhe herë pas here edhe personale, gjë që duket se shkatërroi atë që kishte mbetur nga marrëdhënia mes dy njerëzve që për vite kishin qenë të afërt dhe bashkëpunëtorë të mirë.

I vetmi afrimitet i tyre i detyruar dhe jo i dëshiruar kishin mbetur karriget në parlament. Por edhe kjo duket se ka marrë fund pas kërkesës që Gazment Bardhi i ka drejtuar ish-kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ia ka plotësuar dëshirën duke e ndarë përfundimisht ish-sekretarin e përgjithshëm nga ish-kryetari i PD.

Gazment Bardhi është një investim thuajse personal i Lulzim Bashës në PD. Edhe pse herë pas here me kundërshti nga kolegët, Bardhi kishte mbrojtjen dhe mbështetjen e padiskutueshme të Bashës në ngjitjen e shkallëve të karrierës mes demokratëve. Thuajse njësoj si mbështetja që Berisha i kishte dhënë Bashës që me ardhjen e tij në PD në vitin 2005 e deri në shtator të vitit 2021, kur i përkëdheluri i tij e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.

Emeruesi i përbashkët i dashuri-urrejtjes mes Bashës dhe Bardhit mbetet Sali Berisha, saktësisht njeriu që për 30 e më shumë vite vijon ende të përcaktojë fatet e karrierës së gjithkujt që dëshiron të japë kontribut në këtë parti.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme